TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Tetor 2023, 17:50

Pas SHBA, edhe BE dënon kërcënimin e njerëzve të drejtësisë: Rasti të hetohet dhe autorët të mbahen përgjegjës

Shkruar nga Pamfleti

Pas SHBA, edhe BE dënon kërcënimin e njerëzve të

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian lidhur me publikimin e lajmit se ka pasur plan për vrasjen e prokuroreve, Doloreza Musabelliu dhe Merita Selimi.

Në reagimin e tyre delegacioni i BE-së, është shprehur tepër i shqetësuar lidhur me rastin dhe ka kërkuar  nga autoritetet shqiptare për të hetuar me shpejtësi këto kërcënime dhe për të mbajtur përgjegjës autorët.

Gjithashtu BE-ja shprehu mbështetjen e plotë të zyrtarëve të cilët punojnë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Delegacioni i BE-së në Shqipëri është thellësisht i shqetësuar për kërcënimet e bëra ndaj autoriteteve të drejtësisë që punojnë çdo ditë në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri. Ne mirëpresim angazhimin e autoriteteve shqiptare për të hetuar me shpejtësi këto kërcënime dhe për të mbajtur përgjegjës autorët. BE-ja mbështet plotësisht të gjithë zyrtarët që punojnë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, dënon çdo formë sjelljeje kërcënuese ndaj tyre dhe vazhdon të mbështesë vendin në përpjekjet e tij për forcimin e shtetit të së drejtës”, thuhej në deklaratën e BE-së.

be kërcënimi prokurorëve

Lini një Përgjigje