Zyra e OLAF ka deklaruar se raportin nuk e bën publik, por pret që autoritet shqiptare të kompletojnë hetimin mbi bazë të gjetjes së tyre...
Autoritetet shqiptare kanë nisur të zvarrisin hetimet për abuzimet me fondet IPARD. Ndonëse qeveria shprehet se OLAF nuk e ka dorëzuar ende raportin e plot, në fakt e gjithë është mashtrim.
Në fund të gushtit, Zyra Europiane Kundër Mashtrimit, e ka dorëzuar raportin te autoriteti përgjegjës në Ministrinë e Bujqësisë duke kërkuar që të vijojnë më tej hetimet me qëllim që të dalin para përgjegjësisë autorët që kanë vjedhur milionat e alokuara nga BE për.
Në një reagim për mediat, zyra e OLAF ka deklaruar se raportin nuk e bën publik, por pret që autoritet shqiptare të kompletojnë hetimin mbi bazë të gjetjes së tyre.
“Për këtë rast vijojnë hetimet. OLAF mbylli hetimin në gusht 2023 dhe ia komunikoi konkluzionet e tij autoritetit kompetent me rekomandime për fillimin e procedurave të duhura. OLAF ka marrë informacion të njëkohshëm nga autoriteti kompetent që nuk e ka përfunduar ende ndjekjen.
OLAF konsideron se periudha, e cila ka kaluar ndërmjet datës së transmetimit të raportit tek autoriteti kompetent dhe data e kësaj përgjigje duhet të konsiderohet si e arsyeshme duke pasur parasysh mbylljen e fundit të rastit”, thuhet në sqarimin e zyrës së OLAF për “Monitor”.
Pra me pak fjalë, OLAF ka kërkuar që autoritet shqiptare, më saktë grupet e kontrollit në Ministrinë e Bujqësisë dhe AZHBR të shkojnë më tej me hetimet, duke qenë se OLAF kujdeset vetëm që të mos humbasin fondet, ndërsa para drejtësisë i dërgojnë autoritet shqiptare. Por duket se tani kanë nisur manovrat.
Megjithatë, pavarësisht se qeveria ka bllokuar hetimin administrativ, SPAK nga krahu tjetër po bën një hetim penal dhe kambanat bien për Frida Krifcën. AZHBR është drejtuar prej saj kur kanë ndodhur abuzimet dhe duket se ajo do jetë e para që do të mbajë përgjegjësi penale.
Lini një Përgjigje