TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Maj 2026, 19:57

Pas konfiskimit të pallatit 12-katësh në Tiranë, procedohen dy policë për shpërdorim detyre

Shkruar nga Pamfleti
Pas konfiskimit të pallatit 12-katësh në Tiranë, procedohen
Katet pa leje

Pas konfiskimit të një pallati 12-katësh në Tiranë, të ndërtuar pjesërisht pa leje, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka proceduar penalisht dy punonjës policie, të dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me mosveprimet ndaj objektit.

Bëhet fjalë për pallatin në rrugën “Llukë Kacaj”, në Njësinë Administrative nr. 4, i cili u konfiskua pas verifikimeve të Policisë së Shtetit dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit. Sipas autoriteteve, në objekt ishin ndërtuar pa leje kati i 10-të, kati i 11-të dhe një pjesë e katit të 12-të, ndërsa godina ishte vënë në përdorim pa certifikatë shfrytëzimi.

Policia njoftoi se tejkalimi i lejes së ndërtimit rezultonte mbi pragun ligjor prej 10%, të përcaktuar në Aktin Normativ nr. 8, datë 1 tetor 2025, çka solli edhe masën e konfiskimit për interes publik.

Në vijim të këtij rasti, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bëri me dije se, pas monitorimit të raportimeve mediatike dhe verifikimeve të kryera, janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Tiranës për dy efektivë të Komisariatit nr. 4.

Të proceduarit janë: K.M., me detyrë Ndihmës Specialist për Hetimin e Krimit dhe S.K., Specialist për Hetimin e Krimit, të dy të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Sipas AMP-së, nga veprimet e para hetimore dhe dokumentacioni i administruar, dyshohet se punonjësit e policisë nuk kanë vepruar në përputhje me detyrën lidhur me shkeljet e konstatuara në objektin shumëkatësh.

Më herët, Policia e Shtetit kishte bërë me dije se specialistët e Krimit Ekonomiko-Financiar dhe shërbimet e Komisariatit nr. 4 kishin referuar disa herë materiale procedurale në Prokurori për shkeljet në këtë ndërtim.

policia pallat amp

1 Komente

  1. J
    Jonuzi

    Se kuptoi se cfare e lithe policine me dettimin kire shteti harxhone miljona pere bashkite dhe policine e ndertimit. Pere cudi keto 36 vite seshte promblemi I kateve pore zaptimi I shesheve dhe rrugve.

    Lini një Përgjigje