
Me firmën e Edi Ramës nis zyrtarisht faza paraprake e projektit në kodrat e Petrelës. Pas konceptit të “harmonisë fetare”, dokumentet zbulojnë një zhvillim masiv turistik në një nga zonat më të lakmuara pranë Tiranës.
Qeveria shqiptare ka miratuar zyrtarisht nisjen e fazës paraprake të “Parkut të Besimit”, një projekt i prezantuar si simbol i harmonisë fetare, por që në dokumentet zyrtare shfaqet si një zhvillim gjigant turistik me dhjetëra struktura akomoduese, restorante dhe ndërhyrje të mëdha në një territor kryesisht shtetëror pranë Kalasë së Petrelës.
Vendimi i firmosur sot nga kryeministri Edi Rama ngarkon Fondin Shqiptar të Zhvillimit si autoritet kontraktor dhe njësi zbatuese për realizimin e fazës së parë të projektit, që do të shtrihet në rreth 210 mijë metra katrorë në kodrat e Petrelës, buzë luginës së Erzenit.

Në dokument përcaktohet se Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të merret me procedurat e prokurimit publik, projektimin dhe ndërtimin e infrastrukturës bazë, duke përfshirë aksesin rrugor, parkimet, infrastrukturën nëntokësore dhe elementët e sigurisë e rrethimit të territorit.
Por ndërsa projekti është promovuar publikisht si një hapësirë kushtuar bashkëjetesës fetare dhe turizmit shpirtëror, dokumentet zbulojnë një tjetër dimension të zhvillimit që pritet të transformojë të gjithë zonën përreth Kalasë së Petrelës.

Sipas materialeve të Korporatës së Investimeve Shqiptare, brenda “Parkut të Besimit” janë planifikuar dhjetëra struktura akomodimi të quajtura “strehë mikpritëse”, të destinuara për turistë, pelegrinë shpirtërorë dhe vizitorë VIP. Dokumentet flasin për 75 njësi akomodimi dhe 25 struktura të tjera të qëndrueshme për retreat-e dhe aktivitete mirëqenieje, çka në praktikë përkthehet në një kompleks të madh hotelerie dhe turizmi.

Në projekt janë parashikuar gjithashtu restorante dhe hapësira shërbimi ushqimor, të konceptuara për të përballuar fluksin e vizitorëve dhe të ftuarve në strukturat e mikpritjes.
E gjithë zona ku do të ndërhyhet konsiderohet një nga territoret me potencialin më të lartë turistik pranë kryeqytetit. Vetë dokumentet e projektit theksojnë pozicionin strategjik të Petrelës, vetëm 15 kilometra nga Tirana dhe pranë aksit Tiranë-Elbasan, me lidhje të shpejta me aeroportin e Rinasit, Portin e Durrësit dhe Korridorin Blu.

Sipas të dhënave të publikuara, nga 210 mijë metra katrorë sipërfaqe totale, rreth 165 mijë metra katrorë janë pronë publike, çka ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si do të përdoret territori dhe cilët do të jenë përfituesit realë të zhvillimit.
Projekti është ideuar nga studio daneze BIG Bjarke Ingels Group, e shpallur fituese mes 12 studiove ndërkombëtare të arkitekturës. Koncepti parashikon ndërtimin e hapësirave të frymëzuara nga simbolet e besimeve fetare, kopshte tematike dhe struktura të ngjashme me projekte ndërkombëtare në Dubai, Abu Dhabi, Berlin apo Izrael.

Përveç kësaj, dokumentet e konkursit pranojnë se një pjesë e territorit të propozuar mbivendoset me Zonën e Mbrojtur të Mureve Antike dhe Varrit të Përsqopit, një nga sitet më të rëndësishme ilire në Shqipëri.
Në këtë hapësirë ndodhen rrënojat e qytetit antik të Përsqopit (Brysaka), një vendbanim i shekullit IV p.K., që sipas arkeologut Neritan Ceka, ka qenë rezidencë e mbretit ilir Glauk dhe vendstrehim i diskutueshëm i Pirros së Epirit në fëmijëri. Pra do të masakrohet si toka publike ashtu dhe zona e mbrojtur. /Pamfleti
Miku im, mos bëj shaka me mua! A është e mundur të zhvillohet një "park besimi" në një vend që është larg çdo besimi? Sigurisht që na duhet një arsye "delikate" për ta justifikuar. E mbani mend "Parkun Olimpik të Durrësit"? Një anëtar i dehur i një kompanie private sigurie po e përdor vetëm! Mund të jenë në "parkun e besimit" disa "roja të dehur" që do të flenë për të përfaqësuar Budën!
A SHQIPERINE E KA MARRE LUMI ME KETA KRIMINELA QE NA DREJTOJNE A MOS GEZOFSHI ASGJE MOR NDYRSIRA SE MERRET E JEPET TOKA SI TE JETE MADH PA ZOT