
Gazetari Artan Hoxha duke komentuar listat e dy partive kryesore, PS-PD për 11 majin, bëri një krahasim të tyre me skuadrat e futbollit.
Sipas tij ka një ngjashmëri të madhe mes PS-së dhe Real Madridit dhe PD-së e Berishë me Athletico Madrid. Ai argumentoi se krahasimi i PS-së me Realin qëndron për faktin se në zgjedhje të mund edhe kur duket se po luan keq. Ndërsa për PD-në tha se ka të njëjtën skemë si Diego Simeone, vetëm në mbrojtje dhe shpreson të fitojë me kundërsulme.
“Rama dhe PS-ja janë si Real Madridi, të rmundin edhe kur luajnë keq. Ndodh ndonjëherë që arbitri nuk jep faull, ose bën sikur nuk e sheh se ishte faull, i kanë të gjitha në dorë ata. Ndërsa Berisha është si Diego Simeone, ka të njëjtën skemë.
Berisha luan si Athletico Madrid vetëm në mbrojte dhe kanë si synim prishjen e skemës së kundërshtarit. Ata presin gjatë gjithë kohës në mbrojte dhe shpresojnë që të godasin kundërshtarin po iu erdhi ndonjë rast, po nuk iu erdhi nuk lëvizin”, tha Hoxha në emisionin "Log." në "News24".
Lini një Përgjigje