
Analisti Namir Lapardhaja tha se Sali Berisha u tall me demokratët duke zhvilluar Primaret, ndërsa shtoi se tashmë Berisha po i vendos në lojë.
Lapardhaja ka folur lidhur me situatën e fundit politike, listat e kandidatëve për deputetë, partitë e reja dhe zgjedhjet e 11 majit.
“Berisha u tall me demokratët me primaret e zhvilluara. Erdhi në PD tha se do vendoste baza, do sillte vota, do riorganizonte partinë, por tani rezulton e kundërta. I gënjeu demokratët në fillim, i talli dhe tani po tall edhe këta të tjerët, një ditë thotë një gjë e në ditën tjetër diçka ndryshe. Ka luksin e moshës që bën humor me këta, i rreh, i tall. Problemi është me këta që e ndjekin nga pas e jo me Berishën”, u shpreh ai.
Analisti tha gjithashtu se Berishën e sheh edhe më keq se Lulzim Basha në rezultatin e zgjedhjeve, të cilin e largoi pasi i mori vulën e partisë me gjykatë.
“Bëri betejë artificiale për të larguar Bashën, për të ardhur vetë, humbi dhe ato bastionet që kishte fituar Basha në zgjedhjet e 2023, doli më keq, tani kërkon të fitojë zgjedhjet ndërkohë që vetëm i shërben fitoreve të Ramës. Berisha te PD është për interesa personale. Mblodhi besnikët e tij në lista. Ka marrë emra të panjohur në lista, s’i njohin as familjarët e tyre po t’i shohësh emrat. Berisha e do partinë për t’u mbrojtur nga SPAK. Kurse Rama ka zgjedhur emra anonimë në lista, ndoshta edhe për shkak të problemeve të njerëzve të tij me drejtësinë. Fati i Ramës është Berisha dhe kjo PD, është Berisha që ka më shumë hallin e tij personal sesa zgjedhjet dhe elektoratin”, u shpreh Lapardhaja.
Lini një Përgjigje