
Tuneli i Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën është hapur sot për qarkullimin e automjeteve.
Përfundimi i rrugës së Arbrit dhe Hapja e Tunelit të Murrizit shkurton kohën e lëvizjes nga Tirana në Dibër me gati 3 orë nëse e krahasojmë me periudhën kur ky segment nuk ishte i hapur për qarkullim të automjeteve.
Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3,78 kilometrash dhe përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës.
Ndërsa në total Rruga e Arbrit ka një gjatësi prej 74 km, dhe do të lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin. Rruga e Arbërit bëhet pjesë e Korridorit të Tetë paneuropian.
Lini një Përgjigje