TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Mars 2025, 16:16

Kallëzoi në SPAK ministrin Hoxha, GJKKO rikonfirmon masën e arrestit për ish-drejtuesin e IKMT në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti
Kallëzoi në SPAK ministrin Hoxha, GJKKO rikonfirmon masën e
Ervin Hoxha-Zambak Gjoni

Gjykata e Posaçme ka rikonfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Zambak Gjonin, ish-drejtues pranë IKMT në Shkodër, me akuzën e nxjerrjes së të dhënave që konsiderohen sekret. Këtë të shtunë me kërkesë të prokurorit Bledar Maksuti, togat e zeza vendosën vijimin e masës së arrestit për Gjonin, dy ditë pas arrestimit dhe mbajtjes së tij në bllokun e sigurisë.

Mësohet se SPAK nuk ka dhënë njoftim mbi këtë rast, ndërsa mbrojtja e të arrestuarit shprehet e rezervuar për të dhënë detaje. Kujtojmë se Zambak Gjoni gjatë vitit të kaluar denoncoi ministrin aktual të brendshëm Ervin Hoxhën për shpërdorim detyre në lidhje me një ndërtim pa leje në Shkodër.

Ai pretendonte se subjekte të krimit të organizuar kishin ndërhyrë tek IKMT që në atë kohë drejtohej nga Hoxha, për të mos prishur objektin. Gjoni ka qenë deri para disa kohësh me funksion drejtor Inspektimesh, pranë këtij inspektorati.

Lini një Përgjigje