TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Qershor 2024, 18:45

Parti e re apo bashkim me Berishën? Gazetarja zbulon lëvizjen e radhës të Bashës

Shkruar nga Pamfleti

Parti e re apo bashkim me Berishën? Gazetarja zbulon lëvizjen e

Gazetarja Erneta Shevroja ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit për t’i dhënë vulën dhe logon e PS-së Sali Berishës.

Ajo shprehet se duke iu referuar “leximeve” që i bëhen deklaratave të Bashës pas marrjes së vendimit për vulën por edhe informacionet nga anëtarët e kryesisë, pritet që javën e ardhshme të merret një vendim nëse deputetët do të shkojnë krah Berishës apo jo.

Sipas saj, shanset janë që Basha të krijojë një partie të re. Gazetarja shprehet se grupimi i Bashës nuk ka mundësinë për të bërë rekurs në gjykatë lidhur me vendimin e Apelit, pasi nuk do të jetë në gjendje që të përgatitet për zgjedhjet e 2025.

“Vendimi i gjykatës së apelit erdhi pasi Basha rioriganizoi të gjithë strukturën e tij. Javën e ardhshme, sipas informacioneve që kam, mund të kemi një vendimmarrje që mund të deklarohet. Do të mblidhet i gjithëmendimi i anëtarëve të PD se çfarë duan të bëjnë tashmë. Dy alternativat e tyre të paktën të deklaruara janë ajo e rekursit në gjykatë të lartë dhe krijimit të një partie të re.

Mendoj se Basha e ka marrë vendimin e vet dhe dje, ajo qetësia me të cilën ai hyri, diskutoi dhe doli nga kryesia të jepte një ide që Basha i ka të qarta idetë, pavarësisht se do të marrë mendimet e atyre njerëzve që i kanë qëndruar afër pavarësisht se shumica shkuan te grupimi tjetër i Berishës.

Ajo që mund të kuptohet në lexim të parë mendoj se do të shkojë drejt krijimit të një partie të re. Alternativa e rekursit kërkon kohë, fonde, njerëz që do ta përgatisin këtë proces ndërkohë që vendimi i Gjykatës së Lartë ishte një sinjal për vendimmarrjen e ditës së djeshme që vula do t’i kalonte Berishës, për vetë faktin se në tërësinë e tij, ai argumentim nga ana e gjykatës së lartë kërkonte që pozicioni i Rithemelimit”, tha gazetarja.

Lini një Përgjigje