TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Qershor 2024, 18:37

“Berisha i ka shkaktuar vetëm dhimbje Shqipërisë”, Romeo Kara: Basha duhet të përballet me Saliun pavarësisht turmave

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha i ka shkaktuar vetëm dhimbje Shqipërisë”,

Juristi Romeo Kara teksa komentoi aktualitetin politik u ndal edhe tek e ardhmja e Bashës, për të cilin u shpreh se duhet të përballet me Berishën, pasi ky është morali.

Në një intervistë për “Report Tv”, juristi deklaroi se Berisha është një personazh i cili i ka shkaktuar vetëm dhimbje Shqipërisë, dhe për këtë arsye duhet të largohet nga politika.

“Nuk e di çfarë morali kanë kur mblidhen tek ata që bënë lot Shqipërinë në 97, të Gërdecit, atyre që humbën vendin e punës, privatizimeve qesharake. Ne kemi parë gjatë Berishës një krenari, që i gjithë stafi i tij është pasuruar ndërkohë që Shqipëria është varfëruar. Dhe për këtë moral do flasim ne, pavarësisht shumicës që janë.

Morali është për ata që përballen me Berishën, me babain e të gjitha të zezave të vendit tonë, kancerit të shoqërisë. Mendoj se Basha duhet të vazhdoj edhe sikur i vetëm. Janë organizuar thjeshtë për vende punë, për të rrjepur pasuritë e këtij vendi. Kanë shitur Shqipërinë. Ne nuk do të na imponohet një Berishë i tillë se ka mijëra njerëz prapa. Morali është të përballesh me të. Basha ka një gabim që nuk u çua në politikë aktive”, tha ai. 

Lini një Përgjigje