
Në asnjë moment nuk është hetuar dhe gjykuar fakti i dëbimit të këtij shtetasi në vitin 2017 nga shteti grek. Për këtë fakt SPAK nuk ka asnjë pengesë ligjore të hetoj sërish falsifikimin e formularit të dekriminalizimit për këtë episod...
Sot u njoha me vendimin e gjykatës se Posaçme ku është dënuar kryetari i bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari.
Ky i pandehur është dënuar për falsifikimin e formularit për faktin se nuk ka deklaruar dënimin penal në vitin 1996 ( i dënuar në Janinë Greqi).
Në asnjë moment nuk është hetuar dhe gjykuar fakti i dëbimit të këtij shtetasi në vitin 2017 nga shteti grek. Për këtë fakt SPAK nuk ka asnjë pengesë ligjore të hetoj sërish falsifikimin e formularit të dekriminalizimit për këtë episod.
Po sot unë kam bere kallzim kundër kryetarit të baskisë Kuçovë Kreshnik Hajdari, për falsifikim formulari. Hajdari nuk ka deklaruar në formular dëbimin nga shteti grek në vitin 2017.
Fakti penal i dëbimit nga shteti Grek përbën fakt të ri penal , i pa hetuar, gjykuar apo dënuar. Së shpejti kryetari i bashkisë sërish përpara drejtësisë.
Mirë dënimi në vitin 1996 nuk u deklarua se ishte minoren , po për dëbimin që i ka bërë shteti Grek në vitin 2017 cfar justifikimi do nxjerrin ? Apo e ka fajin Saliu?
Unë mendoj se Hajdari nuk do flasin fare ashtu siç ka bërë gjithmonë, do kërkojnë ndihmë te tradhtari i kombit që fali pronat e ushtrisë, gjenerali i dështuar Bardhyl Kollçaku dhe mbi të gjitha do të gjejnë mbështetje te zoti Çuçi.
Lini një Përgjigje