Shkolla e Magjistraturës ka reaguar pas deklaratave në mbledhjen e KLP.
Shkolla e Magjistraturës i konsideron akuza të pavërteta dhe cenim i rëndë për veprimtarinë e tyre deklaratat e bëra gjatë mbledhjes.
Mbledhja nën drejtimin e kryetares së re Mirela Bogdani nisi me debate të forta mes anëtarëve.
Gjithçka nisi pasi Bogdani lexoi rendin e ditës, ku përfshihej verifikimi i pasurisë së disa kandidatëve të dalë fitues nga provimi i fundit i Magjistraturës, gati për t’u emëruar prokurorë.
Zv.kryetari i KLP-së, Bazaj tha se procedura e verifikimit duhet të shtyhet për shkak se në SPAK ka një kallëzim penal ndaj Shkollës së Magjistraturës dhe BKH-ja ka nisur hetimet.
Por kundër kërkesës së tij doli fillimisht Arta Mandro e më pas shumica e anëtarëve të KLP-së, duke e rrëzuar kërkesën e tij.
Matrapazi në krye të Shkollës së Magjistraturës Arben Rakipi, ka përfunduar në SPAK.
Pa ju dridhur syri dhe në mënyrë fare të qartë, ai futi mbi 50 emra të rinj në listën e fituesve te provimi i Magjistraturës. Por ky skandal mund t’i kushtojë shtrenjtë, pasi mësohet se ka pasur një referim në SPAK. Sipas burimeve më të fundit, Rakipi është paditur penalisht, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën me provimin në fjalë.
Padia është bërë nga Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion, e cila e akuzon për korrupsion, falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.
Lini një Përgjigje