TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Qershor 2024, 13:02

Ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçare Qazim Sejdini

Shkruar nga Pamfleti
Ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçare Qazim Sejdini
Qazim Sejdini

Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare ish-kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.

Mësohet se ish-kryebashkiaku vuante nga një sëmundje e rëndë.

Sejdini ka drejtuar për 3 mandate Bashkinë e Elbasanit, nga viti 2007 deri në vitin 2019 nën siglën e Partisë Socialiste.

Jeta dhe karriera e ish kryebashkiakut Qazim Sejdini

Qazim Sejdini ka lindur në Elbasan në 12 shkurt të 1951. Ai ndoqi shkollën e mesme Jeronim De Rada dhe vazhdoi edukimin e tij të lartë në Universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës, nga 1968-1970, në degën e Edukimit Fizik.

Nga 1973-1978 vazhdoi studimet e larta në Universitetin Aleksandër Xhuvani të Elbasanit, në degën Histori-Gjeografi. Në vitet 1983-1987, ai ndoqi studimet në Institutin e edukimit fizik Vojo Kushi në Tiranë.

Qazim Sejdini kreu shërbimin ushtarak, më pas në 1973 ai punoi si mësues historie, gjeografie dhe edukimi fizik në shkollën 9-vjeçare të Labinot Mal-it.

Më pas në vitin 1974, ai u bë instruktori i Komitetit të Rinisë në Elbasan. Në vitet 1983-1992 ai punoi në Sport Klub Elbasani, fillimisht si Inspektor i lojrave me dorë e më pas ai zuri vendin e Shefit të Klubit të Sportit te Elbasanit.

Në 1970 Z. Sejdini kreu shërbimin ushtarak, më pas në 1973 ai punoi si mësues historie, gjeografie dhe edukimi fizik në shkollën 9-vjeçare të Labinot Mal-it. Më pas në vitin 1974, ai u bë instruktori i Komitetit të Rinisë në Elbasan. Në vitet 1983-1992 ai punoi në Sport Klub Elbasani, fillimisht si Inspektor i lojrave me dorë e më pas ai zuri vendin e Shefit të Klubit të Sportit te Elbasanit.

Në vitin 1995 Sejdini u zgjodh President i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Elbasanit. Ndërsa një vit më vonë, President i Shoqatës së Doganierëve të Shqipërisë dhe nga maji i 2002 deri në maj 2004 ai ishte President i Unionit të Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

Në tetor 2002 deri në maj 2005 ai u zgjodh Prefekt i Prefekturës së Elbasanit. Në vitin 2007 ai kandidoi për kryebashkiak i Elbasanit dhe fitoi zgjedhjet, ndërsa qëndroi në krye të Bashkisë për 12 vite.

qazim sejdini ndahet nga jeta

Lini një Përgjigje