
Klevis Berberi i mori përmes mashtrimit 108 mijë euro një 54-vjeçareje. Ai ka qenë punonjësi i një institucioni banke në Kryeqytet.
Përpara disa kohësh, Klevis Berberi është pushuar nga puna, teksa kishte qenë duke vënë në plan skemën e mashtrimit me klienten e tij 54-vjeçare.
Shkak janë bërë problemet me kreditë e këqija, pasi Berberi kishte marrë kredi si qytetar edhe si punonjës i bankës disa kredi.
54-vjeçarja që ra pre e mashtrimit të Klevis Berberit, u paraqit në bankën ku punonte ky i fundit asokohe, i cili përmes deklaratës noteriale të bankës që e kishte falsifikuar, arriti t’i merrte 108 mijë euro
Me këto dokumente ai ka hedhur pronën në emër të tij dhe më pas ka përgatitur dokumentet për t’ia shitur sërish 54-vjeçares pronën.
Pasi është nënshkruar akti noterial, 54-vjeçarja duhet të ishte pronare e vetme e kësaj prone, ndërkohë që i arrestuari ka shitur pronën që ka qenë e vendosur kolateral për llogari të bankës së nivelit të dytë ku ai kishte qenë punonjës.
Sipas burimeve, hetimet janë në vijim për të parë nëse 32-vjeçari ka kryer të tjera skema mashtrimi me klientë apo edhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë.
Lini një Përgjigje