TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Qershor 2024, 16:15

“Opozita duhet të kthejë garën brenda vetes”, Murrizi: Berisha të kërkojë falje për pazarin e vitit 2008!

Shkruar nga Pamfleti

“Opozita duhet të kthejë garën brenda vetes”,

Anëtari i këshillit kombëtar të PD, Myslym Murrizi tha se opozita i ka të unifikuara 95% të votave për zgjedhjet e 2025.

I ftuar në “Euronews Albania”, Murrizi tha gjithashtu se tashmë opozita duhet të punojë fort për ti dhënë shqiptarëve një kod zgjedhor të ri.

Murrizi tha gjithashtu se Sali Berisha, si kryetar i Partisë Demokratike duhet të kërkojë falje për miratimin e kodit zgjedhor në 2008.

Opozita duhet të luftojë fortë deri në 30 korrik për ti dhënë shqiptarëve një kod zgjedhor që të ketë mundësi të zgjedhë. Berisha duhet të bëjë “mea culpa” për pazarin e vitit 2008. Opozita ka nevojë për të kthyer garën brenda vetes dhe më pas garën te shqiptarët e në çdo vend, kudo duhet të ketë garë, s’mund të bëhesh dekan e rektor pa garë.

Këtu është vrarë gara. Partia Demokratike duhet të luftojë fort për të prishur pazaret e 2008, tani janë shumicë, unë mendoj se e 2 apo 3 do i ikin Lulit.  Duhet të përpiqen që votat të jenë të barazvlefshme për mandate”, tha Murrizi.

Lini një Përgjigje