TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2025, 07:03

Parashikimi i motit, ja qytetet me temperaturat më të larta ditën e premte

Shkruar nga Pamfleti

Parashikimi i motit, ja qytetet me temperaturat më të larta ditën

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në Berat, Elbasan dhe Gjirokastër temperatura maksimale pritet të jetë 35 gradë celcius, ndërsa mesatarja në të gjithë vendin pritet të jetë mbi 30 gradë.

Sipas SHMU, era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/s.

Valëzimi në det parashikohet të jetë 1-2 ballë.

Lini një Përgjigje