TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Nëntor 2025, 14:59

Panik në avionin e nisur nga Londra drejt Tiranës, 5 pasagjerë humbin ndjenjat; pilotët detyrohen të kthehen mbrapsht

Shkruar nga Pamfleti

Panik në avionin e nisur nga Londra drejt Tiranës, 5 pasagjerë

Një situatë shqetësuese ka ndodhur në një fluturim nga Londra drejt Tiranës, ku pesë pasagjerë janë ndjerë papritur keq dhe kanë humbur ndjenjat gjatë fluturimit.

Fluturimi, i nisur nga Aeroporti i Luton në Londër, pritej të mbërrinte në Rinas rreth orës 10:55, por në momentin që avioni ndodhej në afërsi të Mynihit, pilotët janë detyruar të ndryshojnë destinacionin dhe të kthehen në Londër.

Ekuipazhi ka reaguar menjëherë sapo ka konstatuar gjendjen e pasagjerëve, duke njoftuar pilotin për situatën emergjente. Për arsye sigurie, avioni është kthyer në pikën më të afërt të mundshme, Londër, ku ndodheshin pesë ambulanca në pistë për të marrë pasagjerët e prekur. Ende nuk dihet çfarë  e shakktoi gjenjden e tyre, por situata ka shkaktuar panik dhe shqetësim mes udhëtarëve të tjerë.

Autoritetet po monitorojnë situatën dhe nuk ka njoftime për pasoja serioze, por incidenti ka ngritur alarmin mbi sigurinë dhe reagimin emergjent në fluturime ndërkombëtare.

Lini një Përgjigje