TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Nëntor 2025, 14:14

Berisha në SPAK për "21 Janarin", analisti Meçe: Doli i buzëqeshur, direktivat i ka dhënë me vetëdije!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha në SPAK për "21 Janarin", analisti Meçe: Doli
Arben Meçe

Të mërkurën, Sali Berisha zbatoi urdhërin e SPAK për tu paraqitur në këtë institucion për çështjen e 21 janarit. Sipas analisti Arben Meçe, Berisha doli nga SPAK me një buzëqeshje edhe pse u paraqit për vrasjene e 4 personave në SPAK.

Më tej, Meçe tha se akuzat janë jo vetëm për Berishën, por edhe për grupin e tij bashkëpunues në vrasjen e 4 qytetarëve të pafajshëm por edhe për fshirjen e provave.

“Berisha doli nga SPAK si triumfator, edhe pse e shpalli SPAKun si organizatë kriminale. Entuziasmi i tij më bëri përshtypje.

Kur flet për viktima mimika jote duhet të jetë e dëshpëruar, mimika e tij ishte e lumtur sa që ndjeja neveri kur e shihja. Nuk mund të qeshësh. Aparenca është shumë domethënëse.

Qeshin sepse i kanë bërë veprimet me vetëdije. Berisha provoi njëherë të refuzonte SPAK, dhe ai nuk e përsërit më atë akt. Berisha u mor me Altin Troplinin dhe me prokurorët.

Këta prokurorë kanë qenë pararojë e rezistencës që kjo çështje mos të shkonte në SPAK. Çështja në SPAK ka shkuar me rezistencë nga SPAK. Berisha nuk duhet të merrej me SPAK, por me Gjykatëne e të drejtave të njeriut. Veprën penale që SPAK i ka shkruar janë më korrektet që kam parë për 21 janarin.

Vepra penale që analizon SPAK i quan në bashkëpunim. SPAK po angazhon dhe struktura të tjera, kemi bashkëpunimin e gjithë këtë grupit që ka fshirë provat. Penalizuese është artikulimi i Berishës që e quan normale vrasjen e njerëzve në shesh", u shpreh Meçe për "Abc News".

Lini një Përgjigje