
Intensiteti i reshjeve të shiut në Qarkun Gjirokastër ka rënë. Bëhet me dije se akset rrugore Kombëtare në territorin e qarkut janë të qarkullueshme.
Problem mbetet bllokimi i aksit rrugor Suhë-Poliçan në bashkinë Libohovë për shkak të dëmtimit të një ure në dalje të fshatit Suhë.
Në Bashkinë Gjirokastër, njësia administrative Picar, aksi rrugor Kolonjë-Golëm është bllokuar nga inertet, kjo rrugë është në ndërtim dhe për hapjen e saj po punon firma ndërtuese.
Në Bashkinë Tepelenë janë shfaqur disa probleme në rrugët: Salari-Elezaj, njësia adm. Kurvelesh, në rrugën e fshatit Mamaj, njësi administrative. Edhe në rrugën Dukaj-Kordhaj ku ka bllokime nga daljet e inerteve, forcat bashkiake po punojnë për pastrimin e inerteve.
Ad
Lini një Përgjigje