TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Tetor 2024, 20:30

Pallati 10-katësh u përfshi nga flakët, banori rrëfen tmerrin: Vrapoi kush mundi!

Shkruar nga Pamfleti

Pallati 10-katësh u përfshi nga flakët, banori rrëfen

Një nga banorët e pallatit 10-katësh ku ra zjarri dhe raportohen 4 persona të asfiksuar deri tani, tregoi momentet e panikut, evakuimit dhe pasojat e ngjarjes.

Ai tregon se ndodhej brenda në shtëpi në momentin kur u përhapën flakët.

“Po isha në shtëpi kur ndodhi. Veç kur u mbush shtëpia me tym, korridoret dhe kemi dalë me vrap, me sekonda”, shpjegoi ai.

I pyetur se çfarë kishte ndodhur, banori tregon se “ka plasur gjeneratori poshtë dhe ka dalë tymi prej katit të parë dhe është ngjitur sipër në katin e dhjetë. Gjeneratori është i pallatit. Nuk mund të futesh brenda në shtëpi, sepse vdes. Pallati plot me tym, tre vetë i kanë çuar në spital. Nuk e di a shpëtojnë a vdesin. Veç kush mundi me dalë. U bllokuam krejt në trup, organet e trupit".

I pyetur se ku do të qëndronte dhe a do kthehej në banesë, ai u shpreh se s’kishte vend ku të qëndronte.

“Me pas shtet, me i çu njerëzit nëpër hotele, nëpër njerëz. Se unë s’kam ku të shkoj. Unë jam jashtë, s’kam njeri këtu, nuk kam ku të rri, jam jashtë se s’kam ça të bëj. Po hyn të tërë brenda do hyj edhe unë, po vdiqën, ça të bëj. Është i rrezikshëm, por me pas shtet vjen Shëndetësia, kontrollon komplet pallatin”, tha banori për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje