
Gazetari Arjon Sulo ka folur për takimet e Kryeministrit Edi Rama me diasporën në New York, tha se protesta e zhvilluar nga një pjesë e komunitetit shqiptar është normale.
Sulo tha se nuk diskutohet që komuniteti shqiptar që është larguar prej dekadash në SHBA është anti-komunist, sikundër ata që kanë ikur 10-12 vitet e fundit janë të pakënaqur nga kjo qeveri.
Në vijim, duke komentuar disa nga deklaratat e Kryeministrit, Sulo tha se ai bëri disa presione ndaj SPAK, duke thënë se janë socialistët ata që e krijuan.
“Ai bëri presione edhe nga Kongresi i PS, kur i bënte thirrje SPAK që të merrej me Berishën dhe Metën, dhe ja ku jemi sot: njëri në arrest me burg dhe tjetri në arrest shtëpie.
Loja e Ramës me reformën në drejtësi do të vazhdojë gjatë. Ajo që pritet është nëse do të ndodhë gjë me Ramën para zgjedhjeve apo jo? Rama ka më shumë vite pushtet se Berisha dhe Meta, vërtet ai vjen i 3-ti në rradhë, por ka që prej 1998-ës në pushtet”, tha Sulo.
Ai tha se goditja që iu bë kreut të PD nga SPAK dhe ish-Presidentit Ilir Meta është e kontrolluar nga amerikanët.
“Figurat e larta po tërhiqen zvarrë, por të tëhiqen bashkë të gjithë, të hetohen dhe të provohet fajësia apo pafajësia”, tha Sulo.
Lini një Përgjigje