TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Tetor 2024, 16:28

Rrreziku nga virozat e stinës, mjeku Dasho: Ja kur rekomandohet të bëhet vaksina

Shkruar nga Pamfleti

Rrreziku nga virozat e stinës, mjeku Dasho: Ja kur rekomandohet të

Mjeku Erion Dasho ka folur lidhur me virozat e stinës. Ai tha se qarkullimi i virusit të gripit pritet në muajin shkurt ndërsa sipas tij, vaksina rekomandohet të kryhet në muajin nëntor.

“Ajo çfarë janë duke bërë vendet europiane dhe SHBA, të cilat e bazojnë shkencën mjekësore gjithmonë e më tepër mbi të dhëna, bëhet parashikimi edhe brenda një sezoni virozash.

Në këtë mënyrë marr shembullin e vaksinës së gripit.

Vaksina e gripit gjithmonë është rekomanduar të kryhet edhe në popullatën gjermane në periudhën midis muajit shtator dhe tetor.

Këtë vit modelimet tregojnë se epidemia dhe qarkullimi i virusit të gripit pritet në muajin shkurt.

Dhe për këtë arsye vaksina rekomandohet të kryhet në muajin nëntor”, tha mjeku për “Ora News”.

Lini një Përgjigje