TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shtator 2023, 21:07

“Opozita nuk ka rol”, paralajmëron analisti: Rama betejën e ka me SPAK-un

Shkruar nga Pamfleti

“Opozita nuk ka rol”, paralajmëron analisti: Rama betejën

Analisti Skënder Minxhozi ka folur në lidhje me SPAK-un si opozitë e Ramës. Ai tha se tanimë gara nuk është  pozitë – opozitë, por në fushë ka zbritur edhe SPAK.

Sipas tij SPAK do të jetë gjithnjë e më shumë protagonist, por Rama po reflekton pasi është i pari që i ka rënë në kurriz.

Unë mendoj se tani virtualisht gara për një protagonizëm social në Shqipëri, nuk është më pozitë- opozitë, në fushën e lojës ka zbritur SPAK. Ai për të cilin ne jemi lutur që të jetë aty.

Nuk duhet të harrojmë që ministrat së bashku me Ramën janë subjekt i konsumit. Po marrim ministret si Manastirliu apo Xhaçka që kanë disa vite, edhe ata pësojnë një konsum.

Dhe kur themi që Rama është i konsumuar, duhet të dimë që edhe ata që punojnë me Ramën janë konsumuar.

Në diskurin  publik ka hyrë edhe një temë e re, ka hyrë tema  e hetimeve nga SPAK. Unë mendoj që SPAK do të jetë gjithë e më tepër protagonist, sepse nëse marrin dy asambletë e fundit të PS. Në të parën duhet të ishte një “dasëm” pas fitores, por Rama i shkarkoi të gjithë. Ai u soll si pasojë e situatës që kishte krijuar SPAK.

Pse ndodhi kjo? Rama është i pari që po reflekton sepse të tjerëve nuk i kanë rënë ende mbi shpinë. Rama po reflekton duke riformatuar partinë dhe qeverinë në funksionon të kësaj lufte të re treshe dhe komponenti i treti është pikërisht SPAK. Emërimet e ministrave të rinj, i reflektojnë këto realitete të reja brenda mazhorancës”, tha ai në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokoll Balla.

Lini një Përgjigje