TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shtator 2023, 20:49

Ndryshimet në qeveri, Frrok Çupi: Bledi Çuçit po i “fikej kandili”

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshimet në qeveri, Frrok Çupi: Bledi Çuçit po i

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në studion e emisioni “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, foli në lidhje me ndryshimin e ministrit të brendshëm.

Ai tha se ndryshimi erdhi pasi ndryshoi gjendja dhe kjo gjendje duhej përballuar.

Sipas tij, Balla ka disa elementë që Bledi Çuçi nuk i kishte, duke shtuar se ky i fundit është një ministër për shtete si Danimarka.

Besoj se ndryshimi i Ministrit të Brendshëm në kujdesencën e vet përfaqëson nevojën e ndryshimeve në qeveri. Pse e them këtë? E them sepse ndryshuan situatat, ndryshoi gjendje dhe kjo gjendje duhej përballuar të paktën më ndryshime në qeveri, nuk po them se vijnë më të mirë apo shkojnë më të këqinjtë.

Vijmë tek ministri i Brendshëm dhe ky edhe një ngarkesën tjetër, ky ndryshim vjen para se t’i fikej “kandili” atij tjetrit. Ai po bënte performancë, ne ishim të qetë më te. Ndryshoi kur vinte turizmi, kur bashkë me turistët po vinin rreziqe, bashkë me të mirat, po vinte dhe njëlloj krimi, siç po i shikojmë”, tha ai.

Lini një Përgjigje