TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shtator 2023, 19:44

Shqiptarët në luftën e bandave në Greqi? Reagon ambasadorja Hajdaraga: Policia ende s’ka informacion për origjinën e viktimave

Shkruar nga Pamfleti

Shqiptarët në luftën e bandave në Greqi? Reagon ambasadorja

Ambasadorja shqiptare në Greqi Luela Hajdaraga është prononcuar për mediat lidhur me masakrën e ndodhur të hënë në Greqi, ku 6 persona u gjetën të vrarë me armë zjarri në një makinë.

E pyetur nga “Euronews Albania” nëse viktimat janë shqiptarë, siç shkruajnë mediat greke, Hajdaraga u shpreh se ende nuk kanë një informacion të saktë nga policia për identitetin e të vrarëve.

Akoma nuk kemi informacion të saktë nga policia, dimë që janë shtetas të huaj. Nuk është bërë ende identifikimi, është në proces zbardhja e ngjarjes”, u përgjigj ambasadorja.

Gjashtë persona mbetën të vrarë nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën pasditen e sotme në zonën e Artemis në Athinë.

CNN grek shkruan se është qëlluar ndaj një automjeti me targa gjermane. Brenda në mjet janë gjetur 5 persona të vdekur, ndërsa një person i 6 i vdekur jashtë mjetit.

përplajsa greqi grupet kriminale

Lini një Përgjigje