TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shtator 2023, 15:48

Aferat me tenderët, ilaçet e skaduara dhe sterilizimi fundosin Edlira Boden, KLSH kërkon shkarkimin e kreut të Traumës

Shkruar nga Pamfleti

Aferat me tenderët, ilaçet e skaduara dhe sterilizimi fundosin

KLSH ka kryer një auditim në spitalin e Traumës dhe ka gjetur një mori shkeljesh dhe abuzimesh...

Koncesioni i Sterilizimit dhe abuzimet me tenderët rrezikojnë t’i “hanë kokën" drejtueses së spitalit të Traumës Edlira Bode. Kompania që mori koncesionin e Sterilizimit ka bërë çfarë i ka dashur qejfi në këtë spital, duke përdorur ujin, dritat dhe gjithë ambientet e spitalit.

Për këtë arsye, por edhe pas gjetjes së shkeljeve të shumta me prokurimet, protezat dhe ilaçet, Kontrolli i Lartë i Shtetit, me në krye zotin Arben Shehu, ka kërkuar shkarkimin e saj nga detyra. Konkluzioni ka ardhur pas një auditimi të kryer së fundmi në këtë spital.

Rekomandohet ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënieve të punës” për:1.Znj.E. B., me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i SUT-së: Në cilësinë e Titullarit te institucionit dhe njëkohësisht të Nëpunësit Autorizues nuk ka hartuar dhe miratuar gjurmën e auditit për monitorimin dhe zbatimin e kontratave përgjatë periudhës së ushtrimit të funksionit të Drejtorit të Përgjithshëm brenda periudhës se auditimit, duke mos siguruar kontrollin e brendshëm kryesisht për të gjitha proceset ekonomiko financiare kryesisht për shërbimet e prokuruara dhe blerjet e barnave , materialeve te mjekimit dhe kryesisht të materialeve ortopedike. Duke vepruar në mospërputhje me përcaktimet e nenit 5 të ligjit Nr.10296, datë 8.7.2010 për menaxhimin financiar dhe kontrollin, kreun III, piken 2 te Rregullores se brendshme te SUT nr.1195/3 date 03.06.2022”, njofton KLSH.

Më tej thuhet se ka pasur shkelje në procedurën e prokurimit me objekt “Blerje materiale konsumi (implante ortopedike) për Shërbimin e Ortopedisë në SUT-2022. Në cilësinë e miratuesit të raportit përmbledhës nr. 50/14 Prot. Date 25.10.2022 të KVO, Bode ka kualifikuar operatorin “T.&L.” në kushtet kur nuk i plotësonte kërkesat e AK në lidhje me listën e paraqitjes së mostrave, duke vepruar në mospërputhje me kriterin 2.3 pika h në DST.

KLSH konstaton se nga verifikimi fizik i kryer në zyrën e kryeinfermierit të bllokut operator qendror nga grupi i auditimit, më datë 23.03.2023 rezultojë se në këtë ambient gjendej një sasi e konsiderueshme e materialeve ortopedike të pajustifikuara dhe të pa inventarizuara nga strukturat përgjegjëse të SUT. Materialet ortopedike që gjendeshin në këtë ambient ishin materiale ortopedike të llojit Proteza dhe Sinteza, të cilat kishin vlerën ekonomike 35,228,087 lekë.

Sasia edhe vlera e këtyre materialeve është pothuajse e barabartë me vlerën e materialeve ortopedike që prokurohen me Marrëveshje Kuadër nga SUT gjate një viti. Këto materiale duhej te ishin në farmacinë e SUT dhe jo gjendje ne zyrën e kryeinfermierit.

Nga auditimi i dokumentacionit të vendosur në dispozicion për administrimin e pllakave dhe vidave dhe përbërësve të tyre, pjesë e grupi “sinteza” rezultoi se: Për periudhën 2 vjeçare 2021 e 2022 mjekët e shërbimit të ortopedisë kanë gjeneruar 2,680 receta për pacientët e shtruar në pavijonin e ortopedisë, receta të njëjta me ato që lëshohen në sistemin parësor (për pacientët jo të shtruar në spital) për materiale ortopedike që nevojiten për këta pacientë sipas diagnozës që gjendet në kartelat mjekësore të tyre.

Sipas KLSH, lëshimi i recetave për pacientet e shtruar që marrin shërbim spitalor është në kundërshtim të hapur me ligjin.

Po ashtu konstatohet se në bllokun operator qendror nuk janë pasqyruar 811 operacione për vitin 2022 dhe 667 operacione për vitin 2021 në regjistrat e këtij shërbimi.

Më tej thuhet se si rezultat i planifikimit të gabuar të medikamenteve dhe materialeve të mjekimit nga shërbimet dhe mungesës së kontrollit nga strukturat përgjegjëse për qarkullimin e barnave dhe sinjalizimi për barnat në prag të skadencës, në SUT brenda periudhës se auditimit kanë skaduar barna dhe materiale mjekimi në shumen 9,275,420 lekë.

Aferat me tenderët, ilaçet e skaduara dhe sterilizimi fundosin

Sipas KLSH, nga titullari i institucionit nuk ka asnjë nismë për krijimin ambienteve për administrimin e trupave të pacientëve që ndërrojnë jetë në SUT. SUT nuk ka krijuar ambiente të përshtatshme për të ushtruar veprimtarinë e tyre ligjore strukturat përgjegjëse të parashikuara në legjislacionin në fuqi, duke vepruar në mospërputhje me parashikimet e Kreut IV -Kërkesat dhe klasifikimi i Spitaleve, nenit 31, shkronja g, të Ligjit nr. 9106, datë 17.07.2003 “Për shërbimin Spitalor në Republikën e Shqipërisë” dhe të Aneksit II, pika 8, të VKM-së nr. 237, datë 06.03.2009.

KLSH konstaton se në cilësinë e titullarit dhe nëpunësit autorizues te Spitalit Universitar te Traumës ka lejuar që krahas shërbimit të sterilizimit nga koncesionari Sani Service, në shërbimet Neurokirurgji, Salla e kirurgjisë plastike, Kabineti Maksilo Faciale dhe Reaminacion të SUT-së të përdoren autoklava sterilizuese, të cilat në inventarin e SUT gjenden 9 (nëntë) autoklava sterilizuese në vlerën totale 3,604,584 lekë, duke vepruar ne kundërshtim me kushtet e kontratën koncesionare Nr. 1440/40 Prot., datë 24.12.2015.

Nga titullari i institucionit nuk është zhvilluar procedura për mënyrën e raportimit të ngjarjeve të padëshirueshme dhe marrjen e sinjaleve të alarmit nga pajisjet mjekësore si dhe njohjen e personelit mjekësor me këto procedura. Nga ana e titullarit nuk janë marrë masa për asgjësimin e pajisjeve mjekësore që janë jashtë përdorimit por ato qëndrojnë ne ambiente ku dëmtohet shëndeti i njeriut. /Pamfleti

trauma bode

Lini një Përgjigje