TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Maj 2024, 14:37

Operacioni i SPAK për 'kokat' e krimit, reagon ministri Balla: Përfshihen njerëz në Shqipëria, BE dhe Spanja

Shkruar nga Pamfleti
Operacioni i SPAK për 'kokat' e krimit, reagon ministri Balla:
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nga Madridi ka komentuar operacionin e SPAK në bashkëpunim me policinë.

Balla vlerësoi operacionin dhe tha se ka ardhur koha për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

“Përgëzoj SPAK, dhe prokurorët që kanë drejtuar hetimin. Falenderoj Policinë e Shtetit, është një operacion që ndërlidhet, me personazhe të krimit në Shqipëri që janë aktiv jo vetëm në Shqipëri, por edhe në disa vende europiane përfshirë edhe Spanjën. Operacione të tilla të vijojnë të konsolidohet për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë. Kjo është një përgjigje për ata që thonë po kokat pse nuk goditen”, tha Balla.

Në këtë operacion të përfshirë janë dhe dy punonjës policie.

Pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC, GJKKO ka firmosur 50 urdhër arreste për personazhe të njohur të botës së krimit, disa armiq të Ervis Martinaj.

Nga vëllezërit Leonard e Erlis Duka (armiq të Ervis Martinaj), Astrit dhe Altin Avdylaj, Valter dhe Burim Bami, te Endrit Dokle, Plarent Dervishaj, Fatmir Hyseni i njohur si Doçja, Mir Brruli kushëriri i Pëllumb Gjokës, janë disa prej emrat e personazheve të botës së krimit për të cilët është lëshuar urdhër arrest. Deri më tani mësohet se vetëm 9 masa sigurie janë zbatuar.

 

operacioni i spak për \\\'kokat\\\' e krimit balla

Lini një Përgjigje