TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Maj 2024, 14:07

Aksioni i SPAK, Basir Çollaku: Sot do goditej shtabi elektoral i PS, por operacioni u dekonspirua!

Shkruar nga Pamfleti
Aksioni i SPAK, Basir Çollaku: Sot do goditej shtabi elektoral i PS, por
Basir Çollaku

Gazetari Basir Çollaku ka komentuar aksionin e ditës së sotme të zhvilluar nga SPAK kundër krimit të organizuar .

Çollaku është shprehur se sot është goditur shtabi elektoral i partisë socialiste ku mungon vetëm kreu i tyre, Edi Rama. Por ai theksoi se operacioni u dekonspirua, pasi shumë pak persona ranë në prangat e policisë.

"Unë nuk shoh një surprizë të emrat, por të mungesa e emrave të këtij ekipi prej 50 personash të firmosur nga SPAK. Ajo që vërej në pamje të parë është shtabi elektoral i PS në ato qarqe ku ka filluar operacioni dhe mungon vetëm kreu i shtabit, Edi Rama.

Këtu duken ortakët e ministrave, por nuk prisja që të ishte një numër aq i vogël të arrestuarish, pasi nga 50 urdhër arreste janë ekzekutuar 8 persona. Një numër i madh i tyre është njoftuar të largohen pasi do të niste operacioni.

Këtu janë persona të skeduar në dosja 339 dhe dosja Vol-Vo në Lezhe, këtu ka episode të reja dhe ngjarje të reja. Në këto dosje, një pjesë janë persona, për të cilët ka të dhëna të mjaftueshme për t'i arrestuar dhe gjykuar.

Nuk e di nëse oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar të monitorojnë Dakon, pasi nuk po e zbaton masën e arrestit shtëpiak. Di që një tjetër deputet i qarkut të Durrësit ka një dosje të ardhur nga vendet perëndimore," tha ai.

aksioni i spak

Lini një Përgjigje