
Ditën e djeshme në Elbasan tre persona kanë tentuar të kryejnë vetëvrasje. Policia njofton se në spitalin rajonal të Elbasanit u paraqit një 61-vjeçare e cila kishte konsumuar mbidozë të ilaçeve.
Gjithashtu në spitalin e Elbasanit u paraqit një 27-vjeçar nga Belshi, i cili kishte konsumuar fostoksinë, si dhe një 69-vjeçar ku sipas informacioneve, në gjendje të rënduar psikologjike kishte konsumuar pesticide.
“Tre tentativa vetëvrasjesh në një ditë në Elbasan. Ditën e djeshme, në spitalin rajonal të Elbasanit, janë paraqitur:
-Shtetasja S. A., 61 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila dyshohet se ka konsumuar mbidozë të ilaçeve;
-shtetasi K. Sh., 69 vjeç, banues në fshatin Gjinar, i cili dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar pesticide;
-shtetasi B. T., 27 vjeç, banues në Belsh, i cili dyshohet se ka konsumuar Fostoksinë.
Të tre shtetasit vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve, ndërkaq grupe të posaçme hetimore janë ngritur për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtyre rasteve”, njofton policia.
Lini një Përgjigje