Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi shkon në SPAK.
Mediat kanë shpërndarë pamjet kur sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi mbërrin i vetëm në SPAK.

Ende nuk dihet nëse për çfarë është thirrur ditën e sotme Agaçi në SPAK, por emri i tij është lakuar shumë muajin e kaluar brenda dhe jashtë vendit.
Mediat italiane shkruajtën se Agaçi është njeriu kyç në marrëveshjen e kërkuar nga qeveria Meloni me Shqipërinë për emigrantët.
Sekretari i kryeministrit Edi Rama ekiketohet si ish-avokati i eksponentëve kryesorë të mafies shqiptare në Itali, në qendër të një tentative të bujshme për të korruptuar kreun e Interpolit të Romës”.
Lini një Përgjigje