TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Maj 2024, 09:45

"Do t'iu mbysim në gjak"/ Mesazhi që alarmoi policinë e Tiranës rezulton fals

Shkruar nga Pamfleti

"Do t'iu mbysim në gjak"/ Mesazhi që alarmoi

Një email ka alarmuar disa shkolla të Tiranës, pasi shkruante për alarm për bombë dhe u kërkonte nxënësve të dilnin jashtë.

Bëhet me dije se policia ka kryer kontrolle dhe nuk është konstatuar asgjë. Mendohet se kemi të bëjmë me një sulm kibernetik.

E-mail ka shkuar në adresën e disa shkollave në Tiranë.

Policia po heton se kush është personi që ka dërguar e-mail. Email-i i është dërguar Shkollës ‘Katund i Ri’, ku bëhen thirrje radikale për dhunë dhe gjak.

E-maili është dërguar mëngjesin e sotëm në orën 04:15 tek adresa '[email protected]'. Personi që e ka dërguar ka shkruar me përmbajtje të ekstremizmit fetar islamik duke kërcënuar këdo që do e pengojë, në qëllimin dhe targetin e tyre që mesa duket janë mësuesit, të cilët janë kërcënuar rëndë.

Megjithatë mbetet e dyshimtë autenticiteti i këtij e-mail, pasi siç dihet kohët e fundit, Shqipëria ka qenë nën valën e një sulmi kibernetik nga Irani.

Gjithashtu mësohet se kontrolle nga policia ka pasur dhe në dy shkolla të tjera 9-vjeçare në Tiranë. Bëhet fjalë për shkollën 'Vaçe Zela' në rrugën Eshref Frashëri dhe në shkollën 'Gustav Majer' në rrugën Frosina Plaku, pranë 21-dhjetorit. Sakaq, kontrolle ka pasur edhe në gjimnazin 'Sami Frashëri' në kryeqytet.

Pas kontrolleve të policisë, mësimi vijon normalisht.

Lini një Përgjigje