TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Maj 2024, 22:50

“Je trafikant, turp”, Shemsi Prençi degjeneron Idajet Beqirin: Je i dënuar 4 herë dhe “non grata” në SHBA, del na bën moral në media

Shkruar nga Pamfleti

“Je trafikant, turp”, Shemsi Prençi degjeneron Idajet

Ish-zyrtari i policisë, Shemsi Prençi ka degjeneruar avokatin Idajet Beqiri. Ky i fundit nuk lë studio pa dalë dhe pa bërë të gjithëditurin, por për Prençin kjo është skandaloze.

Ai ja plasi në sy në emisionin "3D" në RTSH duke i thënë se është dënuar 4 herë dhe është i padëshiruar në SHBA, por del në media dhe bën moral

Beqiri: Ku arrin tani politika, çmenduria e politikës. Të jeni të bindur mbi 1 mijë për qind juve që nëse ky Azgani do ishte i Partisë Socialiste, do ishte kërkuar sot dorëheqja e Ramës. Do ishte tym dhe do shpërthente Shqipëria, tym dhe flakë.

Prençi: Ti i PS-së je por nuk po të thotë kush gjë!. Je i dënuari më shumë në Shqipëri dhe vjen dhe jep moral këtu. Je i dënuar 4 herë.  Në media del dhe jep moral një i dënuar katër herë dhe një non-grata është një turp i madh.

Beqiri: Nuk e cakton ti këtë që do të vij unë dhe çfarë duhet të them.  Por kur vjen ti këtu që je vrasës, si mund mos të vij unë?

Prençi: Unë nuk jam i dënuar, i dënuar dhe ti bast*rd. Nxirre vendimin.

Beqiri: Do ta nxjerr vendim, të kam hedhur në gjyq dhe do ta fitoj gjyqin.

Prençi: Ti je kryetar partie mos dil nëpër studio. Shko te Rama e Berisha përballu. Je bastard. Nuk duhet të vish e të bësh moral. Je dënuar si falsifikator. Ke ardhur me pranga në duar në Rinas si bastard. Je dënuar për dhunim të simboleve kombëtare. Ti je hajdut se ke përfituar fonde. Ke 4 dënime të formës së prerë nga gjykata.   

 

Lini një Përgjigje