
Teksa diskutonin për ngjarjen e rendë ku mbeti i vrarë polici 28-vjeçar, gazetari Poli Hoxha është përplasur me ish-drejtorin e Policisë, Shemçi Prençi.
Gazetari Hoxha deklaroi se pjesëtarë të familjes Mërnica kanë pasur poste në polici në periudhën e qeverisë Berisha.
“Çunat që janë me Luan Baçin i cili është kandidat për deputet janë për Sali Berishën aty. Njihen këta, është një fis që quhen “kosovarët” dhe janë përkrahës pa kushte të Berishës, sepse gjatë periudhës së PD, të afërmit kanë punuar në Polici, në institucione.
Pra njerëz me fuqi që ju ka ardhur nga shteti. Problemi është tek policia, ky rast tregoi që policia është e përulur. Policia duhet të jetë gangsterë, por që nga viti 2015-16 që pati inkriminim nga kanabisi, i ka rënë autoriteti”, tha Hoxha.
Deklarata e gazetarit Hoxha është hedhur poshtë nga Prençi, asokohe drejtor i Policisë i cili theksoi se nga kjo familje asnjë nuk ka punuar në polici. Lidhur me ngjarjen e Fierit ku humbi jetën efektivi i policisë “Shqiponja”, Prençi kritikoi policinë, duke theksuar se nuk u angazhuan për ngjarjen.
“Nga këto familje asnjë nuk ka punuar në polici. Unë kam qenë drejtor i Policisë në atë kohë. Duhet të jemi të kujdesshëm. Luan Baci ka punuar tek patentat. Ndalur tek vrasja e policit nuk u ngrit asnjë helikopter, nuk na thanë asgjë satelitët. Sot kemi një polici që provën e manipulon", tha ai.
Lini një Përgjigje