TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Maj 2024, 12:43

Skandalet në RTSH me të pushuarit padrejtësisht nga puna, reporterja: Peza, si Çaplini që imiton Hitlerin

Shkruar nga Pamfleti
Skandalet në RTSH me të pushuarit padrejtësisht nga puna,
Alfred Peza

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka zhvilluar një takim me gazetarët, të cilët janë shkarkuar nga RTSH me urdhrin politik të drejtuesit, Alfred Peza.

Takimi i Zhupës me gazetarët u zhvillua në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

"Kur përballë ke brutalitet të pashpjeguar është e pamundur të jetosh në paqe. Nuk arrija ta kuptoja që pas 34 vitesh kur është rrezuar komunizmi të vinte një valë spastrimesh të pafre nga një ish-koleg i yni. Ai nisi operacionin Fshesa pikërisht së pari më mua-" u shpreh një gazetare.

Kujtojmë se pas emërimit të Pezës në krye të RTSH nisi një valë spastrimesh padrejtësisht nga televizioni pasi nuk ishin 'njerëz të besuar' të drejtuesit.

Gazetarët janë ankuar se shkarkimi i tyre është stisur me lloj lloj marifetesh, vetëm pasi nuk pranon të ishin marioneta të Pezes, por donin të kryenin punën me profesionalizëm.

skandalet në rtsh alfred peza

Lini një Përgjigje