
Kompania celulare dhe e internetit "One Albania" është shndërruar përsëri në burim skandalesh. Nëse përdor internetin e kësaj kompanie, prej orësh të tëra, disa media shqiptare janë bllokuar dhe shfaqen si “faqe të pasigurta”, duke përfshirë edhe faqen zyrtare të Kryeministrisë.
Në njoftimet automatike të sistemit të ONE thuhet se hyrja në këto faqe mund të rrezikojë përdoruesin, duke i ekspozuar ndaj vjedhjes së fjalëkalimeve, mesazheve dhe të dhënave të kartave të kreditit.
Përtej kësaj, përdorues të shumtë raportojnë se edhe faqe të huaja mediatike të njohura ndërkombëtarisht janë bllokuar dhe nuk janë aksesuar përmes rrjetit të kësaj kompanie për disa orë. Por më pas situata u zgjidh, edhe pse kompania nuk dh asnjë shpjegim.
ONE prej kohësh është përmendur si kompani problematike, me ndërprerje të shpeshta dhe mungesë totale përgjegjshmërie përballë klientëve. Bllokimi i faqeve të mediave dhe institucioneve publike vetëm sa e thellon krizën e besueshmërisë ndaj këtij operatori, ndërsa qytetarët presin ende një reagim të qartë: kush i mbylli faqet dhe pse?
Lini një Përgjigje