TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shtator 2025, 13:19

Vrasja e biznesmenit italian/ Berisha gjen autorin e krimit, publikon pamjet: Lidhje e Ramës, shikoni si e përshëndet (Video)  

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e biznesmenit italian/ Berisha gjen autorin e krimit, publikon pamjet:

Kreu demokrat, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një video, dhe mesazhin ‘qytetarit dixhital’, ndërsa shkruan se rendi është në duart e kriminelëve të pushtetit.

Berisha ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e para të së shtunës, ku biznesmeni italian, Edoardo Sarchi, u gjet i vrarë, në afërsi të fshatit Salari në Tepelenë.

“Vritet biznesmeni italian Edoardo Sarchi që jetonte prej 20 vitesh në Shqipëri.  Vrasësi është Gazmend Braçe, nipi i Gramoz Ruçit dhe miku i Tërmet Peçit

Shpreh ngushellimet e mia më të ndjera familjes Sarchi dhe dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal të vrasësve të lidhur me pushtetin, që përbën njëherazi një goditje të rëndë per biznesin e huaj në Shqipëri”, shkruan Berisha.

Në vijim kreu demokrat përcjell edhe mesazhin e qytetarit dixhital, dhe një video, ku pretendohet se ndodhet edhe Gazmend Braçe, në një takim elektoral ku të pranishëm janë Edi Rama dhe Tërmet Peçi, deputet i PS-së dhe ish-kryebashkiak i Tepelenës.

Vrasja e biznesmenit italian/ Berisha gjen autorin e krimit, publikon pamjet:

“Doktor përshëndetje. Vrasësi i italianit është nipi i Gramoz Ruçit dhe i biri i Qerem Braçes që mbart rekorde kriminale nga më të frikshet, nga vjedhjet, grabitjet dhe deri tek plagosjet me armë dhe tanimë vrasjen e qytetarit italian. Në këtë video duket qartë që është njohje e afërt e Edi Ramës dhe mbështetës i flaktë i PS në Tepelenë. Ky delinkuent është ai që qëlloi me grusht policin në mes të Fierit dhe që e liruan menjëherë edhe pse ishte në arrest shtëpie.

Këtë kriminel ju e keni pas denoncuar edhe vite më parë

Shikojeni vrasësin mbas zonjës me fustan jeshil, dhe shikojeni edhe "komandant Ramën" se si në sekondën e 40 dhe të 56 të videos sesi e përshëndet me kokë. Më qartë se kaq ska ku të vejë më lidhja e Ramës me kriminelët”, thuhet në postimin e publikuar nga Berisha.

1 Komente

  1. D
    Daut biba

    Dikur fajin e kishte berisha, tani ram berish,ose vetem berisha,po me 32janar kush?@

    Lini një Përgjigje