TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shtator 2025, 15:19

Nuk ka pafajësi për Safet Gjicin, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 3 vite burg

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka pafajësi për Safet Gjicin, Gjykata e Lartë lë në

Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë rekursin e paraqitur nga ish-kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm që e dënon me 3 vite burg për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv. Vendimi i prerë konfirmon përfundimisht përgjegjësinë penale të Gjicit në aferën seksuale që tronditi administratën vendore dhe opinionin publik.

Gjici, i kapur në flagrancë në zyrën e tij bashkiake me Alma Kaçin, ishte dënuar fillimisht me 4 vite e 6 muaj burg, por përfitoi ulje dënimi në 3 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Përmes rekursit në Gjykatën e Lartë, ai kërkonte rrëzimin e vendimit të Apelit të Posaçëm të datës 24 qershor 2024 dhe shpalljen e pafajësisë, por kërkesa u refuzua në mënyrë përfundimtare.

Ndërkohë, edhe Alma Kaçi është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg për korrupsion aktiv, duke e lidhur direkt me skandalin brenda institucionit të Bashkisë Kukës.

Aktualisht, Safet Gjici ndodhet në “arrest shtëpie” për shkak të problemeve shëndetësore, pasi është liruar nga qelia më 19 maj 2025 dhe i kanë mbetur vetëm 8 muaj për të përfunduar dënimin.

Lini një Përgjigje