TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shtator 2025, 12:06

Bledar Selmanaj tentoi të arratisej nga Burgu i Fierit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardh detaje

Shkruar nga Pamfleti

Bledar Selmanaj tentoi të arratisej nga Burgu i Fierit, Drejtoria e

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar për tentativën e arratisjes nga burgu i Fierit të Bledar Selmanaj gjatë orëve të para të ditës së djeshme.

Në një reagim zyrtar deklarohet se i burgosuri ka arritur të dalë nga qelia nëpërmjet një vrime të hapur në mur me mjete rrethanore. Më pas Selmanaj është ngjitur në tarracë nëpërmjet një tubi metalik.

Menjëherë forcat e sigurisë të burgut janë vënë në lëvizje dhe kanë bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e të dënuarit.

Deklarata e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve:

Më datë 24.09.2025, rreth orës 03:48, i paraburgosuri Bledar Selmanaj ka tentuar të arratiset.

Ai ka dalë përmes një vrime të hapur në mur me mjete rrethanore dhe është ngjitur në tarracë nëpërmjet një tubi metalik, duke u fshehur pa kaluar asnjë perimetër sigurie. Forcat e sigurisë janë vënë në lëvizje dhe pas kontrollit të territorit është bërë lokalizimi dhe ndalimi i tij.

Gjatë ndalimit, i paraburgosuri ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë së Burgjeve. Aktualisht, ai është i akomoduar në dhomat e veçimit, deri në përfundimin e veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Ky shtetas ka tentuar edhe dy herë të tjera të arratiset nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në Shqipëri, përmes veprimeve aktive.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve siguron dhe garanton një nivel të lartë sigurie dhe mbarëvajtje të qetë në sistemin e burgjeve.

Lini një Përgjigje