TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shtator 2025, 10:51

Anëtari i ri i Kushtetueses, Gjykata e Lartë vendos më 30 shtator

Shkruar nga Pamfleti

Anëtari i ri i Kushtetueses, Gjykata e Lartë vendos më 30 shtator

Anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, që do të zëvendësojë Holta Zaçajn, pas përfundimit të mandatit, do të zgjidhet më 30 shtator. Është kjo data që Gjykata e Lartë ka vendosur për të zhvilluar mbledhjen duke i dhënë fund kështu vakancës së krijuar pas përfundimit të mandatit të anëtares që luajti edhe rolin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata e Lartë njofton se pas depozitimit në datën 23.09.2025 nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) të raportit dhe listës së renditjes së kandidatëve për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, vend i shpallur nga Gjykata e Lartë në datë 11.12.2024, ka ndërmarrë hapin e radhës në këtë proces institucional.

Në mbështetje të dispozitave ligjore dhe rregullores përkatëse, Kryetari i Gjykatës së Lartë z. Sokol Sadushi ka vendosur thirrjen e Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Mbledhja do të zhvillohet më 30 shtator 2025, ora 09:00, pranë ambientëve të Gjykatës së Lartë, me qëllim zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Anëtari i ri i Kushtetueses, Gjykata e Lartë vendos më 30 shtator

Nga 13 kandidatë që shprehën interes për këtë pozicion të rëndësishëm, KED ka përzgjedhur 6 emra që plotësojnë kriteret për të kaluar në fazën e mëtejshme të vlerësimit profesional dhe moral.

Kandidatët e përzgjedhur janë:

Asim Vokshi

Florian Ballhysa

Naureda Llagami

Alban Toro

Genta Tafa

Alma Faskaj

Lini një Përgjigje