TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Janar 2026, 10:20

Nis shkarkimi i kontrolluar nga HEC Koman e Vau i Dejës; Shkodra pa probleme, Rama publikon pamjet (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Nis shkarkimi i kontrolluar nga HEC Koman e Vau i Dejës; Shkodra pa
Shkarkimi nga HEC-et

Si pasojë e rritjes së prurjeje në kaskadën e Drinit, ka nisur shkarkimi i kontrolluar nga HEC-et e Komanit dhe Vau të Dejës.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet, ndërsa në një postim në rrjetin social, shkruan se aktualisht po shkarkohet një sasi prej 700 m³/sekondë, përveç prodhimit, shkarkime këto të monitoruara dhe të menaxhuara nga specialistët e hidrocentraleve.

“Bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë, ndërsa deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë”, shkruan Rama.

Situata po monitorohet pasi shkarkimi i ujrave nga HEC-et më parë kanë krijuar probleme në Shkodër, duke përmbytur zona të qytetit.

hec shkarkime kaskada

Lini një Përgjigje