TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Janar 2026, 09:49

Moti i keq përfshin vendin, makinat 'zhyten' nën ujë në Durrës; automjeti bie në kanal në Vlorë 

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq përfshin vendin, makinat 'zhyten' nën ujë
Automjeti i përmbysur në kanal në Vlorë

Moti i keq ka përfshirë disa qytete të Shqipërisë, duke sjellë përmbytje, vështirësi në qarkullim dhe ndërprerje të mësimit në disa shkolla.

Lagjja 18 në Durrës është përmbytur për shkak të motit të keq. Nga pamjet shihet vështirësia në qarkullim e automjeteve pasi uji ka arritur në nivel të lartë.

Automjetet shihen të zhytura në ujë, të paktën deri në gjysmën e tyre. Lëvizja është e mundur vetëm me automjete të larta.

Në Vlorë, një automjet tip “Ford” ka rënë në kanalin e Siavit. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Moti i keq përfshin vendin, makinat 'zhyten' nën ujë
Makinat 'nën ujë' në Durrës

 

moti i keq ne shqiperi permbytet durresi

Lini një Përgjigje