TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Janar 2026, 09:34

Reshje të dendura shiu në Kurbin, përmbyten tokat bujqësore; ndërpritet mësimi në shkolla

Shkruar nga Pamfleti
Reshje të dendura shiu në Kurbin, përmbyten tokat bujqësore;
Tokat bujqësore të përmbytura

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm kanë sjellë probleme në zonën e Kurbinit.

Disa hektarë tokë bujqësore janë nën ujë, konkretisht pranë mbikalimit të Patokut në autostradë.

Në fshatin Adriatik, disa hektarë tokë janë nën pushtetin e ujit si dhe disa banesa janë të rrethuara nga uji. Në fshatin Fushë Mamurras është ndërprerë mësimi.

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës kanë sjellë problematika edhe në disa zona të qytetit të Lezhës.

 

 

 

reshje shiu ne kurbin moti i keq

Lini një Përgjigje