
Një ngjarje e rëndë është shënuar në familjen e ish-deputetit Vangjel Tavo, i cili ka humbur vajzën.
Ka qenë vetë Tavo që ka njoftuar se vajza e tij ka ndërruar jetë në lule të rinisë, teksa informon se varrimi do të bëhet në datën 30 nëntor në orën 11.00 në Gjirokastër.
Vajza 30-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Maqedoninë e Veriut
“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër”, shkruan Tavo.
Lini një Përgjigje