TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Nëntor 2023, 22:09

“Dukej si diçka e sforcuar”, Nurellari: Takimi Rama-Kurti në Vlorë, një hipokrizi!

Shkruar nga Pamfleti
“Dukej si diçka e sforcuar”, Nurellari: Takimi Rama-Kurti

Politologu Adri Nurellari e ke quajtur “hipokrizi” shtrëngimin e duarve mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut Albin Kurti në Vlorë, ku ishin në kuadër të 111-vjetorit të Pavarësisë.

Në studion e emisionit “3D” në RTSH, Nurellari u shpreh se realiteti i marrëdhënieve mes dy vendeve është tërësisht i ndryshëm, teksa deklaroi se raporti Tiranë-Prishtinë ka qenë jo i mirë në 10 vitet e fundit. 

Ka një dispropocion të thellë me jetën e përditshme dhe duket si farsë, ky parakalim alla 1-Maji, me këtë lloj demonstrimi, ndërkohë që ne kemi dy qeveri që janë majë-majë për ego personale të dy kryeministrave si Tirana dhe Prishtina. Është një raport thelbësorë për interesin kombëtar dhe do të duhet që më sforco në të tilla ditë me u takuar sepse zakonisht nuk bashkëpunojnë dhe kemi një 10-vjeçar të dëmshëm të raporti Tiranë-Prishtinë, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për Kurtin. Kjo duket një hipokrizi”, u shpreh ai.

kurti rama

Lini një Përgjigje