
Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha ka reaguar për situatën e përmbytjeve në këtë qytetet. Për shkak të reshjeve të dendura, uji vërshoi në Librazhd duke bllokuar qarkullimin dhe duke shkaktuar problem me energjinë.
Vetë Disha në rrjetet sociale shprehet se punonjësit e Bashkisë kanë dalë në terren për të normalizuar situatën.
“Librazhdi ështe përfshirë nga reshje të dendura shiu që nuk pushojnë prej disa orësh dhe erëra të forta. Po kështu sipas parashikimit të IGJEUM do të vazhdojë përkeqësimi i kushteve të motit gjatë gjithë natës.
Për shkak të këtij moti që mund të shkaktojë probleme të ndryshme ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin lëvizjet në këmbë apo me makinë, që nuk janë të domosdoshme, por të qëndrojnë në shtëpi. Bashkia Librazhdit është në gadishmëri dhe të gjithë punonjësit e ndërmarrjeve janë në terren për të kryer mirëmbajtjet e duhura aty ku ka nevoje për ndërhyrje emergjente.
Strukturat e bashkisë së Librazhdit, ndërmarrja Rruga, policia bashkiake dhe ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve janë në gatishmëri maksimale për çdo problematikë që mund të hasni ju dhe familjet tuaja.
Për çdo nevojë mund të kontaktoni: Zjarrfikësja 128”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje