
Eksperti i IT, Tom Kallanxhi deklaroi se kënga patriotike më e kërkuar në Google me rastin e festave të nëntorit, është kënga “Mora fjalë” e interpretuar nga Shkurte Fejza.
Në një intervistë për “Euronews Albanai”, ai tha se kjo këngë kërkohet me 40%. Ndërsa 34% e popullsisë kërkojnë këngën e Elvana Gjatës “Kuq e zi je ti”, ndërkohë që “Xhamadani vija vija është në vendin e tretë me 26%. Sot mbushen 111 vjet nga dita kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912.
Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar.
Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.
Lini një Përgjigje