TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Nëntor 2023, 16:40

111-vjetori i Pavarësisë, Ministria e Jashtme e Serbisë uron Shqipërinë: Të forcojmë më tej marrëdhëniet tona

Shkruar nga Pamfleti

111-vjetori i Pavarësisë, Ministria e Jashtme e Serbisë uron

Ministria e Jashtme e Serbisë ka uruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar për 111-vjetorin e Pavarësisë.

Përmes një postimi në platformën "X", ministria shkruan gjithashtu se mezi presin të forcojnë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dialogun e ngushtë.

"Urimet tona më të sinqerta për kolegët tanë në Shqipëri dhe popullit shqiptar me rastin e Ditës së Pavarësisë. Ne mezi presim të forcojmë më tej marrëdhëniet tona miqësore dhe dialogun e ngushtë", thuhet në postimin e ministrisë së jashtme serbe.

111-vjetori i pavarësisë ministria e jashtme e serbisë shqiperia

Lini një Përgjigje