TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Nëntor 2023, 13:48

Nën hetim pasuror nga SPAK, Elvana Gjata e ftuar speciale nga bashkia e Vlorës dhe Tiranës për koncertet e pavarësisë

Shkruar nga Pamfleti

Nën hetim pasuror nga SPAK, Elvana Gjata e ftuar speciale nga bashkia e

Ndërsa SPAK ka nisur hetimin pasuror për Elvana Gjatën, pasi emri i saj doli në përgjimet e ‘SKY’ në grupin e Ervin Matës, këngëtarja nuk e ka prishur aspak terezinë, duke vijuar me koncertet e saj.

Pas një koncerti që mbajti në Gjermani, mbrëmjen e sotme këngëtarja është e ftuar nga bashkia e Vlorës, për koncertin që do të mbahet për 28 Nëntor.

Ndërkohë që mbrëmjen e nesërme ajo do të jetë e ftuar nga bashkia e Tiranës, për koncertin që do të mbahet në kryeqytet.

Ky lajm është bërë vetë i ditur nga këngëtarja e cila ka publikuar në profilin e Facebook dhe Instagram lajmërimet.

Nën hetim pasuror nga SPAK, Elvana Gjata e ftuar speciale nga bashkia eNën hetim pasuror nga SPAK, Elvana Gjata e ftuar speciale nga bashkia e

 

elvana gjata spak

Lini një Përgjigje