
Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut dhe dëborë kanë përfshirë pothuajse të gjithë vendin ditën e sotme. Situatë e vështirë dhe problematike është rregjistruar në akset kryesore në Veri.
Një shembje masive gurësh ka ndodhur në segmentin Fushë Arrëz-Mirditë mesditën e sotme. Shembja e gurëve raportohet se ka ndodhur në vendin e njohur si shkalla e Rrasit.
Kontraktorët kanë hapur njërin sens të rrugës, por shembjet vijojnë sërish. ARRSH bën apel për drejtuesit të mjeteve të këtij aksi rrugor që të bëjnë kujdes.
Lini një Përgjigje