TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Nëntor 2023, 10:38

Shi dhe dëborë, ARRSH jep informacion mbi situatën e rrugëve

Shkruar nga Pamfleti

Shi dhe dëborë, ARRSH jep informacion mbi situatën e rrugëve

Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe reshje dëbore në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Cangonj-Bilisht dhe në Dardhë ku po vijon puna për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës.

Temperaturat kanë qenë në rritje. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se grupet e punës të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prezencë shiu dhe dëbore për pastrimin e akseve.

Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.

Këshillohen drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Lini një Përgjigje